June 19

KPK konfirmoi në detyrë gjyqtaren Ëngjëllushe Tahiri

0  comments

Gjyqtarja Ëngjëllushe Tahiri, e cila punon si ndihmësmagjistrate në Njësinë e Shërbimit Ligjor në Gjykatë të Lartë, u konfirmua në detyrë të hënën nga Komisioni i Pavarur të Kualifikimit, KPK. Tahiri pati një seancë të lehtë dëgjimore. Tahiri mori vlerësim pozitiv për pastërtinë e figurës, pasurinë dhe profesionalizmin.

Procesi i vetingut për gjyqtaren Ëngjëllushe Tahiri u krye nga trupa e KPK e kryesuar Brunilda Bekteshi, me relator Lulzim Hamitajn dhe anëtare Brunilda Bekteshin. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte e pranishme Elka Ermenkova.

Ëngjëllushe Tahiri përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2010 dhe pas një periudhe stazhi në Gjykatën e Tiranës, u emërua në Gjykatën e Rrethit Krujë. Në vitin 2020, Tahiri u komandua në Njësinë e Shërbimit Ligjor në Gjykatën e Lartë, ku vazhdon ta ushtrojë funksionin.


Tags

Brunilda Bekteshi, Elka Ekmenkova, Engjellushe Tahiri, Etleda Çiftja, Gjykata e Rrethit Kruje, Gjyqtare, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, lulzim hamitaj


You may also like

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Forma e kontaktit

Name*
Email*
Message
0 of 350