Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi të enjten më 13 korrik lënien në fuqi të shkarkimit nga detyra të prokurorit të Lezhës, Agim Dalipaj. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i Kolegjit i kryesuar nga Rezarta Schuetz, me relatore Ina Rama dhe anëtarë Albana Shtylla, Natasha Mulaj e Sokol Çomo, pas shqytimit në dhomë këshillimi të ankimit të Dalipit.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi më 17 qershor 2021 të shkarkojë nga detyra prokurorin e Lezhës, Agim Dalipaj pasi u konkludua i papërshtatshëm për profesionalizmin dhe se kishte bërë deklarim të pamjaftueshëm për kontrollin e pasurisë.
Agim Dalipaj e filloi karrierën në vitin 1992 dhe punoi në prokurorinë e Tropojës dhe të Lezhës.