Prokurori Enklid Gjini i Prokurorisë së Tiranës u konfirmua të hënën më 10 korrik nga shumica e trupës së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK, që shqyrtoi dosjen e tij.
Procesi i rivlerësimit për prokurorin Gjini u krye nga trupa e KPK e kryesuar nga Xhensila Pine, me relatore Firdes Shulin dhe anëtar Olsi Komicin. Trupa e pyeti Gjinin për probleme të gjetura në të tre kriteret e rivlerësimit, por shumica e saj është bindur se prokurori e ka përmbushur barrën e provës.
Gjatë seancës dëgjimore Gjini pretendoi se kishte arritur nivel të besueshëm dhe kërkoi konfirmimin në detyrë.
Enklid Gjini e nisi karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2004 dhe punon prej gati dy dekadash si prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.