June 1

Zgjedhje 2023, rezultatet Bashkia Fier dhe anëtarët e Këshillit Bashkiak (Infografik)


Qytetarët e Fierit hodhën 19 mijë vota më pak nga sa kishin hedhur në zgjedhjet e vitit 2021 në garën e 14 majit për pushtetin vendor, por ndryshe nga shumë bashki të tjera, Partia Socialiste ruajti atje një rezultat të konsiderueshëm, duke pësuar vetëm një rënie të lehtë në krahasim me zgjedhjet parlamentare. Kandidati i saj Armando Subashi, një ish-gjyqtar dhe deputet i cili u zgjodh kryebashkiak për herë të parë në vitin 2015, fitoi të dielën 35 mijë vota, nga gati 37 mijë që patën fituar bashkërisht Partia Socialiste dhe Partia Socialdemokrate në vitin 2021. Nga ana tjetër, dy kandidatët e opozitës, Edvar Kodheli për koalicionin Bashkë Fitojmë dhe Eriselda Çelaj për Partinë Demokratike zyrtare morën sëbashku më pak se 16 mijë vota, ose gati 15 mijë vota më pak nga sa kishin marrë Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021. Pjesëmarrja në Bashkinë e Fierit ishte vetëm 32%.

Në suksesin e socialistëve në Fier duket se ka luajtur një kontribut jo të vogël edhe Partia Socialdemokrate, e cila mbështet socialistët në parlament në një aleancë informale. PSD, e drejtuar nga politikani i sanksionuar nga amerikanët Tom Doshi, fitoi në Fier 4,670 vota dhe 5 mandate për këshilltarë, në këshillin me 51 vende. Në zgjedhjet e vitit 2021, PSD pati fituar vetëm 307 vota ndërsa me rezultatin e 14 majit në bashkinë Fier dhe në bashkitë e tjera të qarkut me të njëjtin emër, ajo duket e pozicionuar për të fituar së paku një mandat deputeti në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025.

Partia Socialiste fitoi 58% të votave për këshill dhe 33 mandate ndërsa koalicioni Bashkë Fitojmë mori 13% të votave dhe 7 mandate. Partia Demokratike zyrtare mori 8% të votave dhe 4 mandate ndërsa Aleanca Liberale e Djathtë dhe Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet fituan nga një mandat secila. Siç vërehet, Partia Socialdemokrate rezulton forca e tretë në këshillin e bashkisë Fier pas Partisë Socialiste dhe koalicionit Bashkë Fitojmë.

Kjo është lista e anëtarëve të këshillit të Bashkisë Fier për mandatin 2023-2027.

Anëtarët e Këshillit Bashkiak Fier

Anëtari Subjekti
1 Ilia Naun Fili Bashkë Fitojmë
2 Eralda Zenel Gjino Bashkë Fitojmë
3 Kristian Thimi Kina Bashkë Fitojmë
4 Yllka Nail Sheshi Bashkë Fitojmë
5 Rrapi Rako Gjika Bashkë Fitojmë
6 Reljana Refat Varfi Bashkë Fitojmë
7 Arben Llambri Çuko Bashkë Fitojmë
8 Anisa Llazar Pllaha Partia Socialiste
9 Gëzim Sulo Hajdëraj Partia Socialiste
10 Evis Kostandin Sema Partia Socialiste
11 Roel Xhemal Zoga Partia Socialiste
12 Antoneta Gjysho çunaj Partia Socialiste
13 Armand Servet Caushi Partia Socialiste
14 Fatbardha Isuf Merkaj Partia Socialiste
15 Rudi Thoma Daka Partia Socialiste
16 Morena Besnik Tushe Partia Socialiste
17 Elvi Arben Daka Partia Socialiste
18 Limonera Pandeli Bozha Partia Socialiste
19 Dule Udhëtim Troka Partia Socialiste
20 Edlira Kastriot Dyrmishaj Partia Socialiste
21 Ramadan Divit Mehmetaj Partia Socialiste
22 Diana Gjergji Joti Partia Socialiste
23 Florjant Petrit Lika Partia Socialiste
24 Mirela Veli Levanaj Partia Socialiste
25 Marjus Sotiraq Voja Partia Socialiste
26 Brunilda Kito Hoxha Partia Socialiste
27 Vasil Rapi Toska Partia Socialiste
28 Sonila Ristan Meço Partia Socialiste
29 Melsi Skender Bogdani Partia Socialiste
30 Elida Nasi Dhima Partia Socialiste
31 Algert Enver Braka Partia Socialiste
32 Merjeme Xhelal Ceka Partia Socialiste
33 Agron Llambi Profka Partia Socialiste
34 Valbona Kristaq Rrushi Partia Socialiste
35 Olsi Reshat Kumanaku Partia Socialiste
36 Erlinda Agron Tavanxhiu Partia Socialiste
37 Themion Harilla Mile Partia Socialiste
38 Vjollca Gani Lulaj Partia Socialiste
39 Saimir Latif Kazanxhiu Partia Socialiste
40 Jonida Pandi Ristani Partia Socialiste
41 Gentian Hasan Koçi Aleanca Liberale e Djathtë
42 Arbër Agim Çako Partia Socialdemokrate
43 Arbesa Misir Musabelliu Partia Socialdemokrate
44 Kreshnik Kleanthi Dapi Partia Socialdemokrate
45 Floreta Besnik Gjino Partia Socialdemokrate
46 Erald Hasan Majushi Partia Socialdemokrate
47 Besnik Shaban Brahimaj Partia Demokratike
48 Suzana Kadri Rama Partia Demokratike
49 Endri Veledin Jaupaj Partia Demokratike
50 Shqipe Xheladin Morina Partia Demokratike
51 Ylvi Sulejman Sulejmani Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet

Tags

Armando Subashi, Bashkia Fier, BIRN Infografik, Edvar Kodheli, Eriselda Çelaj, Tom Doshi, Zgjedhje 2023


You may also like

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Forma e kontaktit

Name*
Email*
Message
0 of 350