17

March

Posted in  KPK   on  March 17, 2023 by  admin0 comments

Gjyqtarja Rexhina Merlika e Gjykatës së Tiranës do të përballet të enjten më 9 mars me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i saj i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Brunilda Bekteshi, Pamela Qirko dhe Roland Ilia. Rexhina Merlika e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1994 dhe ka punuar si gjyqtare dhe kryetare gjykate në Krujë. Prej vitit 2013, Merlika e ushtron funksionin në Gjykatën e Rrethit Tiranë. Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë familjare të deklaruar nga gjyqtarja Rexhina Merlika nga viti 2003 deri në fund të vitit 2018. [Kliko për skedën në PDF]. Skeda e pasurisë së deklaruar nga gjyqtarja Rexhina Merlika. Në deklarimin për të herë të parë në vitin 2003, gjyqtarja Rexhina Merlika zotëronte pasuri me vlerë 7.4 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2018, pasuria e saj familjare kap vlerën e 29.1 milionë lekëve. Znj. Merlika zotëron familjarisht pasuri të paluajtshme me vlerë 26.3 milionë lekë, likujditete bankare prej 1.5 milionë lekësh, automjete me vlerë 808 mijë lekë si dhe kursime cash prej rreth 503 mijë lekësh. Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 55.9 milionë lekë, nga të cilat 31% kanë si burim pagën e subjektit si gjyqtare, 51% nga të ardhurat e bashkëshortit nga biznesi dhe gati 10% nga shitja e pasurive të patundshme. Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 15 vite të deklarimit, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme. Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamur të kuq” huatë e marra, që shërbyen si burim për blerjen e një apartamenti. Subjekti Rexhina Merlika në vitin 2008 deklaron kontratë sipërmarrje për blerjen e një apartamenti me sipërfaqe 115.29 metër katrorë dhe një garazh me vlerë 172,172 euro. Është bërë shlyerja e këstit të parë prej 62,000 eurosh me burim nga kursimet ndër vite dhe pjesa tjerër është detyrim ndaj sipërmarrësit. Në vitet në vazhdim deri në vitin 2011 është realizuar shlyerja e plotë ndaj shoqërisë sipërmarrëse me burim kryesor huamarrjen, përkatësisht në shumat 10,000 euro, 5,000,000 lekë dhe 15,000 euro. Deklarata e pasurisë së vitit 2003 Deklarata e pasurisë së vitit 2004 Deklarata e pasurisë së vitit 2005 Deklarata e pasurisë së vitit 2006 Deklarata e pasurisë së vitit 2007 Deklarata e pasurisë së vitit 2008 Deklarata e pasurisë së vitit 2009 Deklarata e pasurisë së vitit 2010 Deklarata e pasurisë së vitit 2011 Deklarata e pasurisë së vitit 2012 Deklarata e pasurisë së vitit 2013 Deklarata e pasurisë së vitit 2014 Deklarata e pasurisë së vitit 2015 Deklarata e pasurisë së vitit 2016 Deklarata e pasurisë së vitit 2017 Deklarata e pasurisë së vitit 2018 Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al     Source

Read More

17

March

Posted in  KPK   on  March 17, 2023 by  admin0 comments

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të enjten më 9 mars vendimin për konfirmimin në detyrë të gjyqtares së Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, Gentiana Muçaj. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupa e KPK e kryesuar nga  Roland Ilia, me relatore Brunilda Bekteshin dhe anëtare Pamela Qirkon, që vendosi gjithashtu të transferojë për verifikim pranë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë një çështje të shqyrtuar nga Muça. Gjatë seancës dëgjimore të mërkurën, Komisioni nuk evidentoi probleme lidhur me kriterin e pasurisë dhe pastërtisë së figurës. Ndërkohë, Muça dha shpjegime për afatet e gjykimit në disa çështje, si dhe për dy denoncime nga publiku. Gentiana Muçaj i përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2002 dhe punoi për më shumë se një dekadë në Gjykatën e Lezhës. Prej vitit 2013, Muçaj e ushtron funksionin në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë. Source

Read More

17

March

Posted in  KPK   on  March 17, 2023 by  admin0 comments

Prokurori Kasem Berberi i Prokurorisë së Tiranës do të përballet të premten më 10 mars me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i tij i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Valbona Sanxhaktari, Genta Tafa Bungo dhe Lulzim Hamitaj. Kasem Berberi e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1999 dhe ka punuar prej më shumë se një dekade në Prokurorinë e Përgjithshme, ku ka mbajtur edhe detyrën e drejtorit të personelit dhe inspektimit. Prej vitit 2014, ai e ushtron funksionin pranë Prokurorisë së Rrethit Tiranë. Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë familjare të deklaruar nga prokurori Kasem Berberi nga viti 2003 deri në fund të vitit 2018. [Kliko për skedën në PDF]. Skeda e pasurisë familjare të deklaruar nga prokurori Kasem Berberi. Në deklarimin për të herë të parë në vitin 2003, prokurori Kasem Berberi zotëronte pasuri me vlerë 21.7 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2018, pasuria e tij familjare kap vlerën e 33.2 milionë lekëve. Ai zotëron pasuri të paluajtshme me vlerë 22.2 milionë lekë, likujditete bankare me vlerë 5.2 milionë lekë, kursime në cash prej 2.5 milionë lekësh si dhe automjete me vlerë 2.2 milionë lekë. Gjithashtu, i biri zotëron pjesë në kapital me vlerë 1 milion lekë. Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 52.6 milionë lekë, nga të cilat 49% kanë si burim pagën e subjektit, 33% pagën e familjarëve, gati 10% janë të ardhurat e djalit nga biznesi si dhe 5.3% e totalit burojnë nga shitja e pasurisë së paluajtshme. Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 15 vite të deklarimit, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme. Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi disa “flamuj të kuq” në lidhje me kursimet në cash si dhe transaksionet bankare. Subjekti Kasem Berberi në deklarimin e pasurisë për herë të parë, ndër të tjera deklaron gjendje cash 2,500,000 lekë nga të ardhurat nga avokatia e viteve 1992-1999 dhe kursimet nga paga. Në vitet në vijim, subjekti nuk deklaron në mënyrë specifike pakësimin e kësaj shume dhe nuk është e qartë nëse është përdorur apo vazhdon të mbetet gjendje deri në vitin 2018. Në vitin 2010 deklarohet shtesë anësore pa leje në lokalin në pronësi në Gjirokastër me sipërfaqe 37 m2, në proces legalizimi. Në vitin 2013, nëpërmjet transfertës bankare subjekti i kalon nipit një shumë prej 2,500,000 lekësh. Një vit më vonë, nipi i transferon në bankë 4,000,000 lekë, nga të cilat 2,500,000 lekë i përket shumës së marrë në vitin 2013 dhe 1,500,000 lekë buron nga të ardhurat e shoqërisë DA-AR shpk, ku djali i subjektit është ortak. Nuk është e qartë se çfarë përfaqëson shuma 1,500,000 lekë. Në vitin 2015, djali i subjektit ka…

Read More

17

March

Posted in  KPK   on  March 17, 2023 by  admin0 comments

Gjyqtarja Rexhina Merlika e Gjykatës së Tiranës u përball të enjten më 9 mars 2023 me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK, kur gjatë seancës dëgjimore kundërshtoi balancat negative të konstatuara nga Komisioni për pasurinë. Sipas relatimit, subjekti nuk kishte arritur të vërtetonte burimin e ligjshëm të disa huave dhe një pjese të dhurimeve nga vëllai, të cilat nuk ishin konsideruar në analizë financiare. Ndërsa gjyqtarja Merlika pretendoi se kishte arritur të kundërshtonte barrën e provës me prova të reja, të cilat i kishte siguruar pasi ishte njohur me raportin paraprak të Komisionit. Komisioni nuk ka gjetur indicie në informacionin e Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, DSIK, si dhe nuk u evidentuan gjetje domethënëse në kriterin e profesionalizmit. Rexhina Merlika e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1989 si prokurore dhe është emëruar kryetare e Gjykatës së Krujës në vitin 1993. Prej vitit 2013, ajo e ushtron funksionin në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Procesi i vetingut për gjyqtaren Merlika po kryhet nga trupa e kryesuar nga Brunilda Bekteshi, me relator Roland Ilian dhe anëtare Pamela Qirkon. Në cilësinë e vëzhgueses ndërkombëtare ishte e pranishme Elka Ermenkova. Gjetjet për pasurinë Për një apartament me sipërfaqe 105.13 m2 dhe një garazh 24 m2 të blerë në Tiranë në vitin 2012 kundrejt çmimit 145 mijë euro, Komisioni konstatoi mospërputhje të sipërfaqes dhe çmimit mes përcaktimeve në kontratën e shitjes dhe në atë të sipërmarrjes së vitit 2008, ku ishte përcaktuar vlera 172 mijë euro dhe sipërfaqe 115.29 m2. Relatori Ilia tha se subjekti ka shpjeguar se ndryshimi i çmimit ka ardhur si pasojë e pakësimit të sipërfaqes. Pagesat për shlyerjen e çmimit të kësaj pasurie kanë rezultuar se janë kryer pjesërisht me transferta bankare dhe pjesa tjetër është derdhur cash në arkën e shoqërisë ndërtuese. Kësti i parë në shumën 62 mijë euro është shlyer me dy pagesa, njëra me burim nga një depozitë në vlerën 35 mijë euro dhe pjesa tjetër cash. Ilia tha se nga analiza e KPK-së, duket se subjekti dhe bashkëshorti nuk kanë pasur mundësi për krijimin e depozitës që ka shërbyer si burim për pagesën e këstit të parë, ndërsa për pjesën e mbetur kanë pasur mundësi financiare. Për pagesën e këstit të dytë në vlerën 30 mijë euro të paguar në vitin 2009, subjekti ka deklaruar një hua në shumën 20 mijë euro nga shtetasi A.L. dhe gjendjen e një depozite. Sipas Ilias, duket se huadhënësi nuk ka pasur mundësi për dhënien e shumës 20 mijë euro dhe për rrjedhojë nuk është përfshirë në analizën financiare, çka ka sjellë bilanc negativ për shlyerjen e këstit të dytë. Situatë e ngjashme ka rezultuar edhe për pagesën e këstit të tretë po në vlerën 30 mijë euro në vitin 2010, detyrim për shlyerjen e të cilit Merlika ka deklaruar se ka shërbyer një hua në shumën 5 milionë lekë. Komisioni vëren se subjekti ka pretenduar se për plotësimin e vlerës së këstit të fundit në shumën 25 mijë e 391 euro të shlyer…

Read More

16

March

Posted in  KPK   on  March 16, 2023 by  admin0 comments

Gjyqtari Arben Kostandini i Gjykatës së Tiranës u përball të enjten më 9 mars me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK, kur gjatë seancës dëgjimore dha shpjegime për ndërtimin dhe burimet e një shtese në banesën e përfituar nëpërmjet privatizimit; për një apartament të blerë thuajse në gjysmën e çmimit si dhe për konstatimet në kriterin profesional. Kostandini e kundërshtoi barrën e provës dhe kërkoi konfirmimin në detyrë. Procesi i vetingut për gjyqtarin Kostandini po kryhet nga trupa e e KPK e kryesuar nga Xhensila Pine, me relator Olsi Komicin dhe anëtare Firdes Shulin. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm Francesco Ciardi. Arben Kostandini e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1993. Ai punon prej më shumë se dy dekadash si gjyqtar i Gjykatës së Rrethit Tiranë. Ai u praqit në seancë së bashku me përfaqësuesen e tij ligjore, avokaten Antoneta Sevdari. Barrat e provës për pasurinë Në deklaratën veting, subjekti ka pasqyruar një apartament me sipërfaqe 75.2 m2 në pallatin e njohur si “Shallvaret” në Tiranë, të privatizuar në vitin 1994 dhe një shtesë anësore me sipërfaqe 40 m2 në proces legalizimi. Relatori Olsi Komici shpjegoi se subjekti ka përfituar pjesët takuese të prindërve nëpërmjet trashëgimisë, ndërsa vëllai i ka dhuruar pjesën e tij. Subjekti ka deklaruar se shtesa është ndërtuar në vitet 1996-1997 për shumën rreth 400 mijë lekë, ndërsa vetëklarimin pranë ALUIZNI-it për legalizimin e ndërtimit pa leje e ka dorëzuar në vitin 2006. Komici pohoi se Kostandini nuk ka dorëzuar dokumentacion provues lidhur me kohën reale të ndërtimit të shtesës dhe për këtë arsye është kosideruar se ajo është ndërtuar në vitin 2006, kur dhe është dorëzuar formulari i vetëdeklarimit për legalizimin. Sipas përllogaritjeve të ndërtimeve në vitin 2006, është konstatuar se vlera duhet të ketë qenë në shumën rreth 1 milionë lekë. Bazuar në këtë vlerësim është hartuar analiza financiare prej nga ka rezultuar balancë negative në shumën 931 mijë lekë. Avokatja Sevdari deklaroi se ishte e provuar me anë të ortofotove se shtesa ishte ndërtuar krejtësisht përpara vitit 1999, kur është edhe viti i parë që disponohen ortofoto. Sipas saj, në këto foto dallohet qartë se shtesa ka qenë e përfunduar dhe me çati dhe se nuk ka pasur më asnjë ndryshim në vitet e mëvonshme. Lidhur me mosdeklarimin e shtesës, ajo shpjegoi se ky investim ishte kryer përpara vitit 1999 dhe se nuk kishte çfarë të deklaronte. Për mospasqyrimin e vlerës së ndërtimit në deklaratën “veting”, Sevdari sqaroi se shtesa ishte informale dhe se subjekti nuk ka pasur dijeni për vlerën reale të investimit të kryer nga prindërit përpara vitit 1999. Ajo shtoi se subjekti ka siguruar të dhëna për të ardhurat e përfituara nga i ati prej pensionit dhe se me provat e dorëzuara ka vërtetuar se prindërit kanë pasur mundësi financiare për ndërtimin e shtesës përpara ’99-ës, kundrejt vlerës së përllogaritur rreth 400 mijë lekë. Në të njëjtën rrugë ku gjendet banesa e privatizuar, subjekti ka blerë në vitin 2016 një apartament me sipërfaqe 126 m2…

Read More

16

March

Posted in  KPK   on  March 16, 2023 by  admin0 comments

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të premten më 10 mars 2023 vendimin për konfirmimin në detyrë të prokurorit të Tiranës, Naim Tota. Vendimi u mor me shumicë votash nga trupa e KPK e kryesuar nga Brunilda Bekteshi, me relatore Pamela Qirko dhe anëtar Roland Ilian. Gjatë seancës dëgjimore të parë të mbajtur më 24 shkurt Tota dha shpjegime në Komision për dyshimet e ngritura për fshehjen për rreth 13 vjet të një apartamenti në emër të kunatit. Subjekti e kundërshtoi këtë gjetje duke këmbëngulur se kishte dorëzuar prova të pa kontestueshme që vërtetonin se nuk kishte lidhje me porositjen e apartamentit të blerë nga kunati në vitin 2003 dhe as me pagesat e kryera në atë periudhë. Ai sqaroi se e kishte marrë në përdorim këtë pasuri në vitin 2004, kur dhe kishte ndërruar adresën. Po ashtu, Tota pretendoi se kishte vërtetuar se kunati kishte pasur mundësi për këtë investim, megjithëse sipas tij nuk duhet te konsiderohet si person tjetër i lidhur. Për mos deklarimin e një investimi të bashkëshortes së ndjerë në shoqërinë ku ajo punonte, subjekti pretendoi se nuk kishte patur dijeni. Po ashtu, ai kundërshtoi edhe gjetjet në aspektin profesional lidhur me moszbatimin e detyrave të gjykatës për çështjet që i janë rikthyer për rihetim. Naim Tota e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1996. Ai ka punuar si prokuror në Prokurorinë e Kukësit, në Prokurorinë e Përgjithshme dhe në atë Matit – përpara se të emërohej në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë në vitin 2013. Source

Read More