June 6

Kushi minimizon pasojat e rrjedhjes së tezës së anglishtes

0  comments

Më 1 qershor, ditën kur maturantët shqiptarë hynë në provimin e gjuhës angleze, thuajse 30 minuta pas nisjes së testimit u raportua se teza kishte rrjedhur në rrjetet sociale.

“Pavarësisht se këtë vit u vendosën masa strikte sigurie për moslejimin e aparatëve celularë, mesa duket kjo nuk i ka ndaluar maturantët të përdorin gjithsesi telefonat e tyre brenda sallave të provimit,” tha Gevio Tabaku, kryetar i Bordit Kombëtar Studentor.

E pyetur nga mediat, ministrja e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve, Evis Kushi deklaroi se tashmë ka nisur një hetim për zbardhjen e çështjes. Megjithatë, Kushi e minimizoi ndikimin e rrjedhjes së tezës në rrjetet sociale.

Sipas ministres, përderisa teza nuk ka dalë përpara se të nisë testimi, kjo nuk cënon procesin e vlerësimit. “Maturantët të jenë të qetë, sepse secili do të marrë notën që meriton,” tha ajo për mediat.

Ministrja e Arsimit gjithashtu pranoi se personat që fshihen pas këtyre rrjedhjeve janë të njëjtët, dhe ata veprojnë me qëllimin e cënimit të procesit të testimeve, por që sipas saj, nuk ia kanë arritur.

 

 

 


Tags

Evis Kushi, Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Rrjetet sociale, Teza e anglishtes


You may also like

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Forma e kontaktit

Name*
Email*
Message
0 of 350