June 7

Rrjedh teza e dytë radhazi në provimet e maturës

0  comments

Vetëm 15 minuta pas nisjes së testimit të gjuhë-letërsisë së Maturës Shtetërore mëngjesin e së mërkurës, teza e provimit u shfaq në profilin “Studentët denoncojnë” në rrjetet sociale.

Teza është postuar e paplotësuar, në variantin A dhe B.

Më parë, më datën 1 Qershor, në rrjetet sociale u publikua edhe teza e provimit të gjuhës Angleze, vetëm 30 minuta më pas nisjes së testit.

“Pavarësisht se këtë vit u vendosën masa strikte sigurie për moslejimin e aparatëve celularë, mesa duket kjo nuk i ka ndaluar maturantët të përdorin gjithsesi telefonat e tyre brenda sallave të provimit,” tha Gevio Tabaku, kryetar i Bordit Kombëtar Studentor.

Të martën, ministrja e Arsimit Evis Kushi, minimizoi pasojat e këtyre rrjedhjeve duke theksuar se ato nuk cënojnë procesin e vlerësimit dhe se bëhen me qëllim nga një grup i njëjtë që fshihen pas këtyre akteve.

“Maturantët të jenë të qetë sepse secili do të marrë notën që meriton”, u shpreh Kushi.

 


Tags

Evis Kushi, Gevio Tabaku, Gjuhë- Letersi, Matura shteterore, Studentët denoncojnë


You may also like

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Forma e kontaktit

Name*
Email*
Message
0 of 350