June 12

Skeda e pasurisë së deklaruar – Yrfet Shkreli – Gjykata e Përmetit

0  comments

Yrfet Shkreli, gjyqtare në Gjykatën e Përmetit, do të përballet të hënën më 12 qershor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i saj i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Suela Zhegu, Roland Ilia dhe Genta Tafa Bungo.

Yrfet Shkreli përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2015 dhe pas një periudhe stazhi në Gjykatën e Tiranës, u emërua gjyqtare në Gjykatën e Përmetit. Ajo vazhdon ta ushtrojë funksionin në këtë gjykatë prej vitit 2016.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë familjare të gjyqtares Yrfet Shkreli nga viti 2014 deri në fund të vitit 2019. [Kliko për skedën në PDF]

Skeda e pasurisë familjare të deklaruar nga gjyqtarja Yrfet Shkreli.

Në deklarimin për herë të parë në vitin 2014, gjyqtarja Yrfet Shkreli deklaronte pasuri me vlerë 4.6 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2019, pasuria e saj familjare është rritur me 5 herë dhe kap një vlerë prej 23.4 milionë lekësh.

Ajo zotëron familjarisht pasuri të paluajtshme prej 18 milionë lekësh, automjete me vlerë 1 milion lekë, kursime në cash prej 1 milion lekësh si dhe likujditete bankare prej 894 mijë lekësh. Znj. Shkreli deklaron gjithashtu huadhënie në vlerën e 2.4 milionë lekëve.

Të ardhurat familjare për periudhën e deklarimit janë 8.2 milionë lekë, nga të cilat 73% kanë si burim pagën e subjektit dhe 23% të ardhurat e bashkëshortit.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 6 vite të deklarimit, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamuj të kuq” dhuratat në cash nga prindërit dhe huadhëniet.

Subjekti Yrfet Shkreli deklaron Para Fillimit të Detyrës huadhënie me vlerë 20,000 euro ndaj personave të tretë, me burim të ardhura dhuratë nga prindërit. Kjo hua do kthehet në vitin 2016 dhe 10,000 euro do depozitohen në llogari bankare, ndërsa 10,000 euro do jepen përsëri hua ndaj personave të tretë.

Në vitin 2017 deklaron për herë të parë bashkëjetuesi i subjektit, i cili rezulton të ketë pasuri si më poshtë: apartament banimi të blerë me datë 03.02.2017 me vlerë 75,000 euro, me burim kryesor financimi të ardhura të përfituara nga shitja e apartamentit të mëparshëm dhe 25,000 detyrim i pashlyer firmës ndërtuese (i cili do shlyhet i tëri në vitin 2018); apartament banimi i shtuar me datë 17.07.2012 vlerë 60,500 euro, “i përfituar si rezultat i punimeve të kryera për subjektin ndërtues”; tokë arë  me vlerë 48,578 lekë, sipërfaqe 214 m2 ndodhur në Bizë;  huadhënie sipas kontratës së lidhur me datë 16.03.2012 me vlerë 1,000,000 lekë.

Deklarata Para Fillimit të Detyrës

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Deklarata e pasurisë së vitit 2018

Deklarata e pasurisë së vitit 2019

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

 


Tags

Genta Tafa Bungo, Gjykata e Rrethit Përmet, Gjyqtare, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, Roland Ilia, Skeda e pasurisë, Suela Zhegu, Yrfet Shkreli


You may also like

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Forma e kontaktit

Name*
Email*
Message
0 of 350