June 14

KPK konfirmoi në detyrë prokurorin Ylli Bashaj

0  comments

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi të mërkurën konfirmimin në detyrë të prokurorit të Tiranës Ylli Bashaj.

Gjatë seancës dëgjimore Bashaj u përball në KPK me pyetje kryesisht mbi koherencën dhe vërtetësinë e një kontrate për blerjen e një shtëpie në vitin 2000. Nga hetimi administrativ i trupës së kryesuar nga Lulzim Hamitaj, me anëtare Valbona Sanxhaktari dhe relatore Genta Tafa Bungo, u vunë në dukje ndryshime në deklarime dhe një pagesë shtesë pas nënshkrimit të kontratës.

KPK megjithatë ka vlerësuar se problemet e gjetura ishin sqaruar dhe vendosi konfirmimin e Bashajt në detyrë.

Bashaj ka një karrierë të gjatë në prokurori e cila është zhvilluar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë dhe në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.


Tags

Genta Tafa Bungo, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK, lulzim hamitaj, ONM, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, Pasuri të paluajtshme, prokuror, Prokuroria e Rrethit Tiranë, Prokuroria e Tiranës, THeo Jacobs, Valbona Sanxhaktari, Vlorë, Ylli Bashaj


You may also like

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Forma e kontaktit

Name*
Email*
Message
0 of 350