June 15

Skeda e pasurisë së deklaruar –Vitjuna Mata – Prokuroria e Vlorës

0  comments

Prokurorja e Vlorës, Vitjuna Mata do të përballet të premten më 16 qershor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i saj i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Firdes Shuli, Xhensila Pine dhe Olsi Komici.

Vitjuna Mata përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2016 dhe u emërua prokurore në Prokurorinë e Rrethit Vlorës. Në janar të vitit 2022, Mata u komandua pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Skeda e pasurise familjare te deklaruar nga Vitjuna Mata.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë familjare të prokurores Vitjuna Mata nga viti 2015 deri në fund të vitit 2018.

Në deklarimin për herë të parë në vitin 2015, prokurorja Vitjuna Mata deklaronte pasuri me vlerë 13 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2018, pasuria e saj familjare është 14.1 milionë lekë.

Ajo zotëron familjarisht pasuri të paluajtshme me vlerë 9.6 milionë lekë, automjete me vlerë 1.3 milionë lekë, kursime në cash prej 1.1 milionë lekësh dhe likujditete bankare prej 1 milion lekësh.

Të ardhurat familjare për periudhën e deklarimit janë 7.7 milionë lekë, nga të cilat 37% kanë si burim pagën e subjektit dhe rreth 63% aktivitetin privat të bashkëshortit.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 4 vite të deklarimit, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamur të kuq” përfitimin e një apartamenti banimi me kontratë dhurimi në vitin 2015, pasuri për të cilën mungon vlera dhe detaje të tjera.

Deklarata Para Fillimit të Detyrës

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Deklarata e pasurisë së vitit 2018

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

 


Tags

Firdes Shuli, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, Olsi Komici, Prokurore, Prokuroria e Rrethit Vlorë, Vitjuna Mata, Xhensila Pine


You may also like

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Forma e kontaktit

Name*
Email*
Message
0 of 350