Prokurori Ndriçim Troplini i Prokurorisë së Durrësit do të përballet të enjten më 6 korrik me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i tij i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Firdes Shuli, Olsi Komici dhe Valbona Sanxhaktari.
Ndriçim Troplini përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2004 dhe u emërua prokuror në Prokurorinë e Rrethit Fier. Prej vitit 2008, Troplini e ushtron detyrën në Prokurorinë e Rrethit Durrës.
Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë familjare të prokurorit Ndriçim Troplini nga viti 2004 deri në fund të vitit 2019. [Kliko për skedën në PDF]
Në deklarimin për herë të parë në vitin 2004, prokurori Ndriçim Troplini nuk zotëronte asnjë pasuri, ndërsa në fund të vitit 2019, pasuria familjare kap vlerën e rreth 833 mijë lekëve. Në fund të periudhës deklaruese, subjekti zotëron vetëm një automjet me vlerë 833 mijë lekë.
Të ardhurat familjare për periudhën e deklarimit janë 21.5 milionë lekë, nga të cilat 72% burojnë nga paga e subjektit, 22% nga paga e bashkëshortes dhe 1.6% nga dhurata në cash.
Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 15 vite të deklarimit, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.
Gjatë periudhës deklaruese 2004-2019, subjekti Ndriçim Troplini nuk deklaron pronësi mbi pasuri të paluajtshme, ndërkohë që bashkëshortja e tij deklaron se ka përfituar tokë bujqësore në bazë të ligjit nr.7501 si pjesëtare e familjes bujqësore stacionuar në komunën Xhafzotaj, Shijak me sipërfaqe 1850 m2.
Në vitin 2018, bashkëshortja e subjektit deklaron dhuratë cash nga motra në shumën 350,000 lekë.
Deklarata e pasurisë së vitit 2004
Deklarata e pasurisë së vitit 2005
Deklarata e pasurisë së vitit 2006
Deklarata e pasurisë së vitit 2007
Deklarata e pasurisë së vitit 2008
Deklarata e pasurisë së vitit 2009
Deklarata e pasurisë së vitit 2010
Deklarata e pasurisë së vitit 2011
Deklarata e pasurisë së vitit 2012
Deklarata e pasurisë së vitit 2013
Deklarata e pasurisë së vitit 2014
Deklarata e pasurisë së vitit 2015
Deklarata e pasurisë së vitit 2016
Deklarata e pasurisë së vitit 2017
Deklarata e pasurisë së vitit 2018
Deklarata e pasurisë së vitit 2019
Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al