July 11

Skeda e pasurisë së deklaruar –Alma Felaj – Prokuroria e Tiranës

0  comments

Alma Felaj – prokurore e Prokurorisë së Tiranës prej majit të këtij viti, do të përballet të mërkurën më 12 korrik me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i saj i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Alma Faskaj, Etleda Çiftja dhe Olsi Komici.

Alma Felaj përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2006 dhe u emërua prokurore në Prokurorinë e Fierit. Në vitin 2011, Felaj u transferua në Prokurorinë e Durrësit dhe në maj të vitit 2023 u transferua në mënyrë të diskutueshme nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë në Prokurorinë e Tiranës.

Alma Felaj është kunata e deputetes së Partisë Socialiste, Ermonela Felaj dhe e afërmja e katërt e saj që u emërua në Prokurorinë e Tiranës gjatë viteve të fundit. Aty punojnë gjithashtu bashkëshorti dhe motra e deputetes Felaj si prokurorë dhe vëllai i saj si oficer i policisë gjyqësore.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë familjare të prokurores Alma Felaj nga viti 2006 deri në fund të vitit 2018. [Kliko për skedën në PDF]

Skeda e pasurisë së deklaruar nga prokurorja Alma Felaj.

Në deklarimin për herë të parë në vitin 2006, prokurorja Alma Felaj zotëronte pasuri me vlerë 100 mijë lekë, ndërsa në fund të vitit 2018, pasuria e saj familjare kap vlerën e 5.8 milionë lekëve.

Felaj zotëron familjarisht pasuri të paluajtshme me vlerë të deklaruar 3.7 milionë lekë, automjet me vlerë 1 milion lekë, kursime në cash prej 1 milion lekësh si dhe likujditete bankare 8300 lekë.

Të ardhurat familjare për periudhën e deklarimit janë 19.9 milionë lekë, nga të cilat gati 67% burojnë nga paga e subjektit, 22% nga pagat e familjarëve, 6% nga shitja e pasurive të paluajtshme dhe 3.3% nga dhuratat në cash.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 13 vite të deklarimit, njëra prej deklaratave rezultoi me probleme.

Subjekti Alma Felaj gjatë periudhës deklaruese 2006-2018 rezulton me burime të pamjaftueshme financiare për të justifikuar shtimin e pasurisë në vitin 2012. Diferenca negative është në shumën 229,620 lekë dhe në këtë analizë nuk llogariten shpenzimet e konsumit vjetor familjar për periudhën.

Në vitin 2016, subjekti deklaron shtim të likuiditeteve në bankë në shumën 650,000 lekë dhuratë nga nëna, kaluar nëpërmjet transfertës bankare.

Në vitin 2017 deklarohet prenotim apartament banimi në Tiranë me vlerë totale 100,000 euro, me pjesë takuese 28.5% dhe vlera e investuar nga subjekti deklarohet në shumën 28,500 euro. Nuk ka të dhëna mbi bashkëpronësinë dhe mbi personat që kanë paguar diferencën e çmimit të këtij apartamenti.

Deklarata Para Fillimit të Detyrës

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Deklarata e pasurisë së vitit 2018

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

 


Tags

Alma Faskaj, Alma Felaj, Armando Felaj, Bledar Valikaj, Eranda Felaj, Ermonela Felaj, Etleda Çiftja, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, Olsi Komici, Prokurore, Prokuroria e Rrethit Tiranë


You may also like

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Forma e kontaktit

Name*
Email*
Message
0 of 350