July 19

Skeda e pasurisë së deklaruar –Vladimir Skënderi – Gjykata e Durrësit

0  comments

Vladimir Skënderi, gjyqtar i Gjykatës së Durrësit, do të përballet të enjten më 20 korrik me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i tij i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Brunilda Bekteshi, Pamela Qirko dhe Roland Ilia.

Vladimir Skënderi e nisi karrierën në sistemin e drejtësisë si gjyqtar në Gjykatën e Vlorës ku punoi deri në vitin 2010. Ai e ushtron funksionin në Gjykatën e Durrësit prej më shumë se një dekade.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë familjare të gjyqtarit Vladimir Skënderi nga viti 2003 deri në fund të vitit 2018. [Kliko për skedën në PDF]

Skeda e pasurisë familjare të deklaruar nga gjyqtari Vladimir Skënderi.

Në deklarimin për herë të parë në vitin 2003, gjyqtari Vladimir Skënderi zotëronte pasuri me vlerë 3.6 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2018, pasuria e tij familjare kap vlerën e 20.2 milionë lekëve.

Ai zotëron familjarisht pasuri të paluajtshme me vlerë 12.6 milionë lekë, likujditete bankare prej 2.1 milionë lekësh, kursime të akumuluara në cash prej 3.3 milionë lekësh si dhe automjete me vlerë 2 milionë lekë.

Të ardhurat familjare për periudhën e deklarimit janë 46 milionë lekë, nga të cilat gati 33% kanë si burim pagën e subjektit, 31% pagat e familjarëve, rreth 15% të ardhurat nga qiratë si dhe 3.6% dhuratat në cash. Ndërkohë, 4.3% e të ardhurave totale kanë si burim mësimdhënien.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 15 vite të deklarimit, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamuj të kuq” shpenzimet dhe burimet financiare për ndërtimin e një shtëpie dhe lokali në Kamëz si dhe huamarrjet përgjatë viteve të deklarimit.

Subjekti Vladimir Skënderi në formularin Periodik/Vjetor 2003 dhe në vazhdim deklaron pronësinë e një toke në Kamëz, ku është ndërtuar godinë banesë, lokal dhe garazh pa leje. Edhe në vitet në vazhdim janë bërë shtesa (dhoma) me burim kursimet familjare dhe huamarrje. Në vitin 2013 është bërë legalizimi i banesës dhe lokalit, por nuk deklarohen kostot e procesit të legalizimit.

Gjatë periudhës deklaruese, subjekti ka hua nga të tretët përkatësisht: 10,000 euro nga vëllai i bashkëshortes në vitin 2006; 34,000 USD në vitin 2015 nga vjehrri për mbulimin e shpenzimeve të studimit të djalit në SHBA; dhe 8,600 euro në emër të vajzës me kontratë noteriale në vitin 2017.

Në vitin 2011, deklarohen dhurata monetare me vlerë 12,000 euro nga dasma e vajzës, por nuk deklarohen shpenzimet e kryera.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Deklarata e pasurisë së vitit 2018

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

 


Tags

Brunilda Bekteshi, Gjykata e Rrethit Durrës, Gjyqtare, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, Pamela Qirko, Roland Ilia, Skeda e pasurisë, Vladimir Skënderi


You may also like

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Forma e kontaktit

Name*
Email*
Message
0 of 350