Gjyqtari Ervin Pollozhani i Gjykatës së Tiranës do të përballet të enjten më 20 korrik me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i tij i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Roland Ilia, Brunilda Bekteshi dhe Pamela Qirko.
Ervin Pollozhani përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2006 dhe u emërua në Gjykatën e Elbasanit, ku punoi përgjatë viteve 2006-2010. Prej vitit 2010, ai e ushtron funksionin në Gjykatën e Rrethit Tiranë.
Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë familjare të gjyqtarit Ervin Pollozhani nga viti 2005 deri në fund të vitit 2018. [Kliko për skedën në PDF]
Në deklarimin për herë të parë në vitin 2005, gjyqtari Ervin Pollozhani zotëronte pasuri me vlerë 3.8 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2018, pasuria e tij familjare kap vlerën e 22.6 milionë lekëve.
Ai zotëron familjarisht pasuri të paluajtshme me vlerë 15.9 milionë lekë, likujditete bankare prej 4 milionë lekësh, kursime të akumuluara në cash prej 1.7 milionë lekësh si dhe automjet me vlerë 900 mijë lekë.
Të ardhurat familjare për periudhën e deklarimit janë 27.7 milionë lekë, nga të cilat 47% kanë si burim pagën e subjektit, 30% pagën e bashkëshortes, 15% nga shitja e pasurive të paluajtshme dhe 3.3% nga mësimdhënia.
Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 13 vite të deklarimit, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.
Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamur të kuq” transaksionet e kryera në shitblerjen e një apartamenti.
Më konkretisht, në vitin 2008 deklaron për herë të parë bashkëshortja e subjektit Ervin Pollozhani, e cila rezulton të ketë paguar 117,000 euro për lidhjen e një kontrate porosie apartament banimi me datë 18.09.2007, me burim financimi të ardhurat nga aktiviteti tregtar i familjarëve të saj si dhe kursimet nga puna si mjeke.
Në vitin 2014, ky aset do të shitet për vlerën 130,000 euro dhe do blehet një apartament i ri banimi me vlerë 120,000 euro, ku kësti i fundit prej 12,000 eurosh do të paguhet në vitin 2016, kur bëhet regjistrimi përfundimtar i pronësisë.
Deklarata e pasurisë së vitit 2005
Deklarata e pasurisë së vitit 2006
Deklarata e pasurisë së vitit 2007
Deklarata e pasurisë së vitit 2008
Deklarata e pasurisë së vitit 2009
Deklarata e pasurisë së vitit 2010
Deklarata e pasurisë së vitit 2011
Deklarata e pasurisë së vitit 2012
Deklarata e pasurisë së vitit 2013
Deklarata e pasurisë së vitit 2014
Deklarata e pasurisë së vitit 2015
Deklarata e pasurisë së vitit 2016
Deklarata e pasurisë së vitit 2017
Deklarata e pasurisë së vitit 2018
Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al