July 20

Kuvendi shpall vakancat për 6 anëtarë të KLGJ dhe KLP

0  comments

Shpallja e vakancave shënon nisjen e procedurave për zëvendësimin e 6 anëtarëve të organeve drejtuese në sistemin e drejtësisë, të cilëve u përfundon mandati në dhjetor 2023.

Në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare të Kuvendit, mësohet se janë shpallur dhe kanë nisur procedurat për plotësimin e 2 vendeve vakante nga radhët e avokatëve dhe një nga organizatat e shoqërisë civile në KLGJ, si dhe 2 vendeve vakante nga radhët e avokatëve dhe 1 nga organizatat e shoqërisë civile në KLP.

Të interesuarit për të kandiduar dhe që plotësojnë kushtet e parashikuara në legjislacionin përkatës, duhet që brenda datës 5 gusht 2023, të shprehin interesin e tyre përmes një kërkese me shkrim drejtuar Avokatit të Popullit.

Kandidatët nga avokatia dhe nga shoqëria civile përzgjidhen fillimisht nga një strukturë e pavarur, e drejtuar nga Avokati i Popullit. Kuvendi zgjedh pastaj 2 anëtarë midis kandidatëve nga avokatia dhe 1 anëtar nga shoqëria civile me votat e 2/3 të të gjithë anëtarëve.

Në qoftë se Kuvendi nuk e arrin shumicën prej 2/3, kandidatët e renditur më lart në vlerësimin e organeve që bëjnë përzgjedhjen e kandidatëve konsiderohen të emëruar.

KLGJ përbëhet nga 11 anëtarë, gjashtë prej tyre janë gjyqtarë dhe dy anëtarë janë avokatë. Dy anëtarë janë pedagogë të së drejtës dhe një anëtar vjen nga rradhët e shoqërisë civile. Ndërsa KLP përbëhet po ashtu nga 11 anëtarë, nga të cilët 6 janë prokurorë, 2 janë avokatë, 2 anëtarë janë pedagogë të së drejtës dhe një anëtar vjen nga rradhët e shoqërisë civile.


Tags

Avokati i Popullit, avokatia, Këshilli i Lartë Gjyqësor, Keshilli i Larte i Prokurorise, Kuvendi i Shqiperise, Shoqeria civile


You may also like

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Forma e kontaktit

Name*
Email*
Message
0 of 350