Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të premten më 21 korrik, vendimin për konfirmimin në detyrë të gjyqtares së Tiranës, Anila Karanxha. Vendimi u mor unanimisht nga trupa e KPK-sw, e kryesuar nga Roland Ilia, me relatore Suela Zhegun dhe anëtare Genta Tafa Bungo.
Gjatë seancës dëgjimore më 19 korrik, Karanxha dha shpjegime për burimet e një apartamenti të blerë nga prindërit, pasuri për krijimin e të cilës ishte konstatuar bilanc negativ, si dhe për disa gjetje në aspektin profesional. Ajo u vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës.
Anila Karanxha përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2006 dhe punoi si gjyqtare dhe kryetare e Gjykatës së Lushnjës. Prej vitit 2016, ajo e ushtron funksionin në Gjykatën e Tiranës.