Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të hënën më 24 korrik vendimin për konfirmimin në detyrë të gjyqtarit të Tiranës, Ervin Pollozhani. Vendimi u mor unanimisht nga trupa e KPK e kryesuar nga Roland Ilia, me relatore Pamela Qirkon dhe anëtare Brunilda Bekteshin.
Gjatë seancës dëgjimore më 20 korrik, Pollozhani dha shpjegime më së shumti për burimet financiare të familjes së bashkëshortes që kishin shërbyer për blerjen e një apartamenti nga ana e saj, çmimi shitjes së të cilit kishte shëbryer për krijimin e pasurive të mëvonshme.
Ervin Pollozhani përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2006 dhe u emërua në Gjykatën e Elbasanit, ku punoi përgjatë viteve 2006-2010. Prej vitit 2010, ai e ushtron funksionin në Gjykatën e Rrethit Tiranë.