June 19

Gjykata dënon oficerin e policisë që shoqëronte Ervis Martinajn

0  comments

Gjykata e Lezhës ka dënuar me 22 muaj burg ish-agjentin e Forcës Operacionale në Policinë e Shtetit, Jeton Lami, i akuzuar për “shpërdorim detyre”.

Gjyqtarja Alda Sadiku e gjeti fajtor, ish-oficerin e policisë, që u gjet se bënte detyrën e shoqëruesit për të shumëkërkuarin Ervis Martinaj, para zhdukjes së dyshuar të këtij të fundit në muajin Gusht të vitit 2022. Lami u dënua aq saç ishte kërkuar nga prokurori Bardhyl Shehu, me 2 vjet e 10 muaj burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar ai përfiton ulje të dënimit me 1/3 e tij. Lami po ashtu u ndalua të ushtronte funksione publike për 5 vjet.

Avokati mbrojtës i tij Gentian Rumano, këmbënguli në pafajësi të klientit të tij dhe tha pas vendimit se do të apelonte atë.

Hetimet ndaj Lamit filluan pas raportimit nga familja të zhdukjes së Martinajt dhe ai u identifikua si një nga kontaktet e fundit të të kërkuarit. Deklarimet e tij cilësohen nga hetuesit si me tepër vlerë edhe për fatin e Ervis Martinajt, për të cilin nuk ka asnjë gjurme prej 8 gushtit të vitit 2022.

Ervis Martinaj, u dënua në prill 2021 nga Gjykata e Tiranës me 3 vite e 8 muaj burg, për akuzat e organizimit të lojërave të fati, falsifikim dhe fshehje të ardhurash, sigurim të kushteve për të kryer të vrasjeve. Por Martinaj, i cili u arrestua në tetor 2018 ndërsa mjekohej për plagët e marra pas një përplasje me armë në një lokal në ish-bllok në të cilën mbeti i vrarë Fabiol Gaxha dhe u plagos një person tjetër, u lirua disa muaj më vonë me garanci pasurore.

Emri i Martinaj, i cili kishte një sërë biznesesh në fushën e basteve kur këto ishin ende të lejuara, është lidhur me disa ngjarje të rënda në vend. Na maj 2022 SPAK urdhëroi shpalljen në kërkim të tij, pas një operacioni të koduar “Golden Bullet”, që bazohej kryesisht në dëshmitë e një të penduari që ka pranuar se kishte marrë porosi për krime prej Martinajt. Por Martinaj dhe të tjerë të përmendur si shumë të kërkuar prej prokurorisë nuk u gjetën.

Në 17 korrik Brilant Martinaj, djali i xhaxhait të të kërkuarit, u vra në Fushë-Krujë në një atentat që i mori jetën edhe Diklen Vatës dhe Arbër Hoxhës.


Tags

Alda Sadiku, Bardhyl Shehu, baste, Brilant Martinaj, Ervis Martinaj, Fabiol Gaxha, Fushe-Kruje, Gentian Rumano, Gjykata e Lezhës, Golden Bullet, Lezhë, SPAK


You may also like

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Forma e kontaktit

Name*
Email*
Message
0 of 350