July 21

Gjyqtarja Anila Karanxha konfirmohet në detyrë

0  comments

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të premten më 21 korrik, vendimin për konfirmimin në detyrë të gjyqtares së Tiranës, Anila Karanxha. Vendimi u mor unanimisht nga trupa e KPK-sw, e kryesuar nga Roland Ilia, me relatore Suela Zhegun dhe anëtare Genta Tafa Bungo.

Gjatë seancës dëgjimore më 19 korrik, Karanxha dha shpjegime për burimet e një apartamenti të blerë nga prindërit, pasuri për krijimin e të cilës ishte konstatuar bilanc negativ, si dhe për disa gjetje në aspektin profesional. Ajo u vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës.

Anila Karanxha përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2006 dhe punoi si gjyqtare dhe kryetare e Gjykatës së Lushnjës. Prej vitit 2016, ajo e ushtron funksionin në Gjykatën e Tiranës.

 


Tags

Anila Karanxha, Genta Tafa Bungo, Gjykata e Rrethit Tiranë, Gjyqtare, hetimi pasuror, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, Roland Ilia, Shkolla e Magjistratures, Suela Zhegu


You may also like

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Forma e kontaktit

Name*
Email*
Message
0 of 350