June 26

Ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese dënohet me shërbim prove

0  comments

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi të hënën më 26 qershor të deklarojë fajtor ish-kreun e Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja, i akuzuar nga prokuroria respektive për fshehje ose deklarim të rremë të pasurive. Gjyqtarja Flojera Davidhi vendosi ta dënojë Dedjan me 6 muaj burgim dhe ta pezullojë burgimin, duke e konvertuar në shërbim prove për një vit.

Më 19 maj, prokurorja e SPAK, Doloreza Musabelliu i kërkoi gjykatës dënimin e Dedjas me 1 vit burgim dhe pezullimin e këtij dënimi, duke e vendosur në shërbim prove për dy vjet – masë e cila u përgjysmua nga gjykata të hënën.

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja e kaloi shkallën e parë të vetingut, por u rrëzua nga një vendim i Kolegjit të Posaçëm i Apelimit, KPA që e lidhi këtë subjekt rivlerësimi përmes një kontrate me OSHEE me një apartament në Golem, që pretendohej se ishte i vëllait.

Hetimet ndaj Dedjas u nisën nga SPAK në maj të vitit 2020, pas dyshimeve se kishte në pronësi pasuri të paluajtshme që nuk i justifikonte me burime të ligjshme. SPAK siguroi atëherë në Gjykatën e Posaçme urdhër sekuestroje për një shtëpi me sipërfqe 60 m2 në Golem, në zotërim të Dedjes.

 


Tags

Bashkim Dedja, Doloreza Musabelliu, Flojera Davidhi, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Gjykata Kushtetuese, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar


You may also like

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Forma e kontaktit

Name*
Email*
Message
0 of 350