June 9

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit Ramazan Avdiu

0  comments

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi të martën më 6 qershor të largojë përfundimisht nga sistemi i drejtësisë gjyqtarin e Elbasanit, Ramazan Avdiu. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupa e KPA e kryesuar nga Ina Rama, me relatore Natasha Mulajn dhe anëtare Albana Shtylla, Mimoza Tasi e Rezarta Schuetz, pas shqyrtimit në dhomë këshillimi të ankimit të Avdiut kundër vendimmarrjes së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që e shkarkoi atë.

Gjyqtari Ramazan Avdiu u shkarkua nga detyra më 6 maj 2021, pasi Komisioni arriti në përfundimin se kishte kryer deklarim të pasaktë dhe të pamjaftueshëm për pasurinë si dhe se kishte cënuar besimin e publikut tek sistemi i drejtësisë në disa transaksione huadhënie nga ana e tij, me interesa. Vendimi u disponua me shumicë votash nga kryesuesi i trupit gjykues, Olsi Komici dhe relatorja Valbona Sanxhaktari. Ndërsa anëtarja Xhensila Pine doli me mendim pakice duke çmuar se gjyqtarit Ramazan Avdiu nuk iu ofrua një proces i rregullt ligjor në KPK.

Ramazan Avdiu e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1995 dhe ka punuar si gjyqtar dhe kryetar në Gjykatën e Gramshit deri në vitin 2007 kur u suprimua kjo gjykatë. Prej vitit 2008 dhe deri në shkarkimin nga detyra, ai e ushtroi funksionin në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan.


Tags

Albana Shtylla, Gjykata e Rrethit Gjyqesor Elbasan, gjyqtar, Ina Rama, Kolegji i Posaçëm i Apelimit, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, Mimoza Tasi, Natasha Mulajn, Ramazan Avdiu, Rezarta  Schuetz


You may also like

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Forma e kontaktit

Name*
Email*
Message
0 of 350