Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të martën më 11 korrik vendimin për lënien në fuqi të shkarkimit nga detyra të prokurores së Përmetit, Silvana Pani. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i Kolegjit, i kjryesuar nga Ina Rama, me relatore Rezarta Schuetz dhe anëtarë Albana Shtylla, Natasha Mulaj e Sokol Çomo, pas shqyrtimit në dhomë këshillmi të ankimit të Panit.
KPK vendosi në 5 tetor 2020 të shkarkonte Panin për probleme në kriterin e pasurisë. Pani i kundërshtoi gjetjet e Komisionit duke paraqitur analizë financiare paralele. Ajo pretendoi se pasaktësistë ishin gabime në deklarimet vjetore, por shpjegimet u cilësuan jo bindëse nga KPK.
Silvana Pani e filloi karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1995, duke punoi si prokurore në Përmet dhe në Gjirokastër. Ajo ka qenë edhe drejtuese e Prokurorisë së Përmetit për disa vjet.