July 7

KPK konfirmoi dhe dërgoi për hetim disiplinor prokurorin Artur Ismajlukaj

0  comments

Prokurori i Elbasanit, Artur Ismajlukaj u konfirmua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit të premten, pasi  u përball me dy seanca dëgjimore në të cilat kryesisht u diskutua mbi udhëtimet e tij në makinë me persona me precedentë penalë. Këtë pjesë të hetimit KPK tha se do ia referonte Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për të parë nëse kishte shkelje disiplinore.

Ismajlukaj u pyet gjatë seancave dhe dha shpjegime për disa udhëtime me automjete të personave të dënuar penalisht, në një rast me makinën e një personi të dënuar për krim të organizuar në Rimini të Italisë. Për pasurinë dhe profesionalizmin nuk u evidentuan probleme domethënëse.

Ismajluakaj deklaroi se udhëtimet kishin qenë të rastësishme, me qëllim që të mbërrinte pranë familjes ose në vendin e punës. Ai mohoi të kishte pasur njohje me shtetasin e dënuar në Itali, duke shpjeguar se mjeti i tij përdorej nga një funksionar policie në momentin kur kishte udhëtuar.

Procesi i vetingut për prokurorin Artur Ismajlukaj u krye nga trupa e KPK e kryesuar nga Etleda Çiftja, me relatore Suela Zhegun dhe anëtare Alma Faskajn. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm Gerrit Sprenger.

Artur Ismajlukaj e nisi karrierën si oficer i policisë gjyqësore në Prokurorinë e Tropojës në vitin 2005. Ai u emërua prokuror në vitin 2014 dhe e ushtroi funksionin fillimisht pranë Prokurorisë së Tropojës dhe më pas në Prokurorinë e Elbasanit.


Tags

Alma Faskaj, Artur Ismajlukaj, Etleda Çiftja, Inspektori i Larte i Drejtesise, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, Prokurore, Prokuroria e Rrethit Elbasan, Suela Zhegu


You may also like

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Forma e kontaktit

Name*
Email*
Message
0 of 350