Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi të mërkurën konfirmimin në detyrë të prokurorit të Tiranës Ylli Bashaj.
Gjatë seancës dëgjimore Bashaj u përball në KPK me pyetje kryesisht mbi koherencën dhe vërtetësinë e një kontrate për blerjen e një shtëpie në vitin 2000. Nga hetimi administrativ i trupës së kryesuar nga Lulzim Hamitaj, me anëtare Valbona Sanxhaktari dhe relatore Genta Tafa Bungo, u vunë në dukje ndryshime në deklarime dhe një pagesë shtesë pas nënshkrimit të kontratës.
KPK megjithatë ka vlerësuar se problemet e gjetura ishin sqaruar dhe vendosi konfirmimin e Bashajt në detyrë.
Bashaj ka një karrierë të gjatë në prokurori e cila është zhvilluar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë dhe në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.