June 20

KPK konfirmon prokuroren Vitjuna Mata

0  comments

Prokurorja e Vlorës Vitjuna Mata u konfirmua të martën nga Komisioni i Pavarur të Kualifikimit, KPK, pas një seance dëgjimore thuajse pa probleme, në të cilën prokurores i kërkuan shpjegime për pasuritë e bashkëshortit para martese. Matës nuk iu konstatuan probleme të figurës apo profesionalizmit.

Vendimi u mor nga një trupë e kryesuar nga Xhensila Pine, me relator Olsi Komicin dhe anëtare Firdes Shulin. Në cilësinë e vëzhgueses ndërkombëtare ishte e pranishme Maria Tuma.

Vitjuna Mata përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2016 dhe u emërua si prokurore në Prokurorinë e Vlorës. Në janar të vitit 2022 ajo u komandua pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë.


Tags

Firdes Shuli, ILDKPKI, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, Maria Tuma, Olsi Komici, Prokurore, Prokuroria e Rrethit Vlorë, Shkolla e Magjistratures, Vitjuna Mata, Vlorë, Xhensila Pine


You may also like

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Forma e kontaktit

Name*
Email*
Message
0 of 350