Prokurori Përparim Vukaj i Prokurorisë së Lezhës u shkarkua të hënën nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK, pasi gjatë hetimit administrativ dhe seancës dëgjimore u ngritën dyshime se ai kishte fshehur pasurinë në emër të familjarëve.
Prokurori Vukaj nuk ishte i panishëm në seancën e shpalljes së vendimit, por u mbrojt nga përfaqësuesi i tij ligjor, Aleks Hasanika, i cili kundërshtoi balancat negative dhe dyshimet e ngritura nga Komisioni për pasuri të fshehura.
Trupa që realizoi procesin e vetingut për Vukajn e kryesuar nga Pamela Qirko, me relatore Xhensila Pine dhe anëtare Alma Faskajn, bëri me dije se kërkesat paraprake të Vukajt ishin rrëzuar.
Përparim Vukaj e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1999 dhe ka punuar fillimisht si prokuror i Prokurorisë së Shkodrës. Në vitet 2005-2012, Vukaj punoi si prokuror në Prokurorinë e Korçës, ndërsa në vitet 2012-2015 e ushtroi funksionin në Prokurorinë e Tiranës. Në vitin 2015, Vukaj u komandua drejtues në Prokurorinë e Lezhës, ndërkohë që e ushtroi më pas funksionin edhe në Prokurorinë e Fierit.