July 18

Problemi i ri ekonomik i vendit, qeveria e paaftë për të shpenzuar

0  comments

Shqipëria po përballet këtë vit me një fenomen që, ndonëse jo i pazakontë, duket se është më i theksuar dhe me më shumë pasoja: konkretisht, vendi po vuan nga akumulimi krejtësisht i panevojshëm i fondeve të konsiderueshme në llogarinë e qeverisë në bankën qendrore, për shkak të moszbatimit të planit të shpenzimeve buxhetore nga ana e ministrive të linjës. Problemi nuk qëndron vetëm në faktin që investimet e planifikuara nuk po kryhen, duke i hequr ekonomisë qarkullimin e një shume të majme parash, por edhe te fakti që suficiti buxhetor duket se ka një ndikim në kursin e këmbimit, duke mbajtur lekë jashtë tregut dhe duke shkaktuar forcim të lekut përballë euros.

Ministria e Financave njoftoi të hënën rezultatet paraprake të të ardhurave dhe shpenzimeve të buxhetit të shtetit për gjashtëmujorin e parë të këtij viti. [Link] Ministria raportoi një tejkalimi të parashikimit në të ardhura dhe mosrealizim të planit në shpenzime dhe në deficitin buxhetor. Sipas të dhënave, plani i realizua 105%, kryesisht për shkak të taksës së jashtëzakonshme mbi kompanitë e prodhimit të energjisë elektrike, ndërsa shpenzimet u realizuan në masën 91%.

“Niveli i sufiçitit për periudhën 5 mujore të vitit 2023 rezultoi në rreth 36.2 miliardë LEK nga rreth 6.3 miliardë LEK suficit i planifikuar,” shkruhet në deklaratë. Me pak fjalë, qeveria nuk ka shpenzuar afro 29 miliardë lekë, ose, me kursin aktual, gati 290 milionë euro, nga plani i fillimit të vitit. Ky mosrealizim i planit ka gjasa që është përgjegjës pjesërisht i forcimit të lekut në nivele të paarsyeshme dhe dëmtuese.

Lekët që qeveria nuk i shpenzon i mban në një llogari të vetën në Bankën e Shqipërisë, rrjedhimisht duke i hequr nga tregu dhe nga qarkullimi normal ekonomik.

Suficiti tejet i lartë buxhetor vjen si çudi edhe për faktin se këtë vit ka pasur zgjedhje, gjë që zakoninisht sjell nxitje për të shpenzuar paratë e buxhetit për asfalt elektoral e të tjera si këto.


Tags

Banka e Shqipërisë, Ministria e Financave, Qeveria, Shqipëria


You may also like

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Forma e kontaktit

Name*
Email*
Message
0 of 350