July 10

Prokurori Rifat Kojku heq dorë nga statusi i magjistratit

0  comments

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, KLP vendosi të hënën më 10 korrik të deklarojë të përfunduar statusin e mabgjistratit për prokurorin e Dibrës, Rifat Kojku, pas kërkesës së këtij të fundit. Anëtarja e Komisionit të Zhvillimit të Karrierës në KLP, Eloida Goxhi kërkoi në fillim të seancës plenare të hënën që të futej në rendin e ditës edhe shqyrtimi i kërkesës së prokurorit Kojku, për mbarimin e statusit të magjistratit. Ajo sqaroi se Kojku kishte parashtruar se kishte mbushur moshën 65 vjeç dhe do të dilte në pension bazuar në ligjin “Për sigurimet shoqërore…”. Po ashtu, ai kishte shpjeguar se kishte probleme shëndetësore.

Më parë, më 24 prill, KLP miratoi ndërprerjen e caktimit të përkohshëm në pozicionin e drejtuesit të Prokurorisë së Dibrës, prokurorin Rifat Kojku, për shkak të kërkesës së tij për heqje dorë nga ku funksion për arsye shëndetësore.

Sipas ligjit për “Statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve…”, magjistrati del në pension pleqërie në moshën 67 vjeç dhe se me kërkesën e tij mund të qëndrojë në detyrë deri në moshën 70 vjeç.

Pasi KLP miratoi të hënën përfshirjen në rendin e ditës të shqyrtimit të kërkesës së Kojkut, vendosi me 9 votat e anëtarëve të pranishëm të deklarojë mbarimin e statusit të magjistratit të tij.

Sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK lidhur me shortimin e magjistratëve për t’ju nënshtruar vetingun, rezulton se prokurori Rifat Kojku është shortuar rreth dy vjet e gjysmë më parë, më datë 15 dhjetor 2020, kur edhe ka filluar Komisioni i Pavarur i Kualifikimitetimi administrativ ndaj tij.

Sipas praktikës së KPK-së dhe të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në rastet kur magjistratët heqin dorë nga statusi i magjistratit, aplikohet neni G i Aneksit të Kushtetutes, ku ndëprerja e procesit të rivlerësimit ndaj tyre shoqërohet me sanksionin që i’u ndalon rikthimin në sistemin e drejtësisë për 15 vjet.


Tags

Eloida Goxhi, Keshilli i Larte i Prokurorise, Kolegji i Posaçëm i Apelimit, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, Prokuroria e Rrethit Dibër, Rifat Kojku, Statusi i magjistratit


You may also like

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Forma e kontaktit

Name*
Email*
Message
0 of 350