June 14

Rama: Po pres hetimin e KFOR-it për rrëmbimin e policëve në Veri

0  comments

Kryeministri Edi Rama tha të mërkurën se do të priste hetimin e KFOR-it para se të mbante një qëndrim për rrëmbimin e tre zyrtarëve të policisë së Kosovës nga policia serbe, siç raportojnë zyrtarët e Prishtinës.

“Kush thotë se po heshtim apo kush kërkon t’i hedhim benzinë zjarrit duke ngritur akuza ndërkohë që KFOR-i po investigon rastin, nuk do t’ia dijë as për Kosovën e as për Shqipërinë, po vetëm për luftën e stërhumbur politike me mua apo për politikën e luftës imagjinare me Serbinë”- shkruajti ai në Tëitter.

Më tej kryeministri i Shqipërisë rikujtoi pozicionimin e tij në krah të qëndrimeve ndërkombëtare përsa i përket konfliktit në Veri të Kosovës. 

“Më duhet edhe njëherë t’u kujtoj se Shqipëria është pjesë e bashkësisë euroatlantike dhe ka fiks të njëjtën linjë të kësaj bashkësie”- shkruan ai, duke shtuar se kjo bashkësi, – “e bombardoi Serbinë dhe krijoi shtetin e Kosovës”.

“Ne presim fjalën e KFOR-it që po heton rastin dhe i qëndrojmë de-eskalimit imediat”- ripërsëriti Rama ndërkohë që në Prishtinë homologu i tij Albin Kurti akuzoi Serbinë  për agresion dhe i kërkoi faktorit ndërkombëtar të dënonte këtë akt. 

“Dyshojmë që ata janë rrëmbyer nga ushtria e Serbisë, qartazi si hakmarrje e Serbisë për arrestimin e djeshëm të kriminelit famëkeq Millun Millenkoviq – Lune, i cili paraqet një ndër krerët e krimit të organizuar dhe kontrabandës”- tha Kurti. 

Marrëdhënia mes dy kryeministrave të dy shteteve që flasin të njëjtën gjuhë u agravua javët e fundit pasi kryeministri shqiptar propozoi një plan për zgjidhjen e konfliktit në veri të Kosovës me anë të asosacionit, që nuk u pranua nga Kurti. 

Rama u tërhoq në momentin e fundit nga një mbledhje përbashkët e qeverive në Gjakovë e planifikuar për të mërkurën, pasi tha se Kurti kishte refuzuar një takim në nivel më të ngushtë me të për të diskutuar propozimin e Ramës. 


Tags

Albin Kurti, Edi Rama, KFOR, Kosovë, Kryeministri Edi Rama, Shqipëria


You may also like

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Forma e kontaktit

Name*
Email*
Message
0 of 350