July 17

Sali Hasa shkarkohet për së dyti nga detyra

0  comments

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, KLP vendosi të hënë më 17 korrik të pranojë kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, ILD për caktimin e masës disiplinore “shkarkim nga detyra” ndaj ish-prokurorit të Sarandës, Sali Hasa, për shkak të dënimit të tij me formë të prerë për korrupsion dhe fshehje pasurie, pas hetimeve të SPAK ndaj një grupi të trafikut të drogës, që e çuan në pranga më 19 qershor 2021.

Afro dy vjet më parë, më 3 shtator 2021, Hasa u shkarkua nga detyra prej Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK, pasi u konkludua se kishte kryer deklarime të pasakta dhe kontradiktore për pasurinë, se kishte mungesë të burimeve, si dhe ishte përpjekur t’i fshehë ato. Pranimi i një sipërfaqe toke në bregdet dhe i favoreve të tjera u konsideruan në cënim të besimit të publikut tek drejtësia nga ana e KPK.

Gjatë seancës dëgjimore në KLP më 3 korrik, përfaqësuesit e ILD-së sqaruan se ndaj Hasës ishte filluar hetimi disiplinor me iniciativë, pas dënimit me formë të prerë nga Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me 2 vjet e 4 muaj heqje lirie për korrupsion dhe fshehje pasurie. Duke sjellë në vëmendje se dënimi penal i formës së prerë cilësohet si shkelje e rëndë disiplinore, ILD shkarkimin e Hasës nga detyra.

Përfaqësuesi ligjor i Hasës, avokati Ermir Dobjani kërkoi pezullimin e procedurës me argumentin se kishin depozituar rekurs në Gjykatën e Lartë dhe se duhej të pritej kjo vendimarrje. Ai u ndal gjatë në themelin e çështjes për të cilën është dënuar Hasa, duke pretenduar se i përfaqësuari prej tij është i pafajshëm. Por, KLP ka gjetur të drejtë kërkimin e ILD-së duke vendosur shkarkimin e Hasës.

 


Tags

Inspektori i Larte i Drejtesise, Keshilli i Larte i Prokurorise, Korrupsioni pasiv, Sali Hasa, shkarkim nga detyra


You may also like

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Forma e kontaktit

Name*
Email*
Message
0 of 350