Gjyqtarja Anila Karanxha e Gjykatës së Tiranës do të përballet të mërkurën më 19 korrik me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i saj i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Roland Ilia, Genta Tafa Bungo dhe Suela Zhegu.
Anila Karanxha përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2006 dhe punoi si gjyqtare dhe kryetare gjykate në Gjykatën e Lushnjes. Prej vitit 2016, Karanxha e ushtron funksionin në Gjykatën e Tiranës.
Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë familjare të gjyqtares Anila Karanxha nga viti 2005 deri në fund të vitit 2019. [Kliko për skedën në PDF]
Në deklarimin për herë të parë në vitin 2005, gjyqtarja Anila Karanxha deklaronte kursime në vlerën e 367 mijë lekëve, ndërsa në fund të vitit 2019, pasuria e saj është 2.9 milionë lekë.
Ajo zotëron likujditete bankare me vlerë 2 milionë lekë, një automjet me vlerë rreth 907 mijë lekë si dhe kursime në cash në vlerën e 1055 lekëve.
Të ardhurat familjare për periudhën e deklarimit janë 17.9 milionë lekë, nga të cilat 90% burojnë nga paga si gjyqtare dhe gati 9% nga mësimdhënia.
Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 15 vite të deklarimit, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.
Deklarata e pasurisë së vitit 2005
Deklarata e pasurisë së vitit 2006
Deklarata e pasurisë së vitit 2007
Deklarata e pasurisë së vitit 2008
Deklarata e pasurisë së vitit 2009
Deklarata e pasurisë së vitit 2010
Deklarata e pasurisë së vitit 2011
Deklarata e pasurisë së vitit 2012
Deklarata e pasurisë së vitit 2013
Deklarata e pasurisë së vitit 2014
Deklarata e pasurisë së vitit 2015
Deklarata e pasurisë së vitit 2016
Deklarata e pasurisë së vitit 2017
Deklarata e pasurisë së vitit 2018
Deklarata e pasurisë së vitit 2019
Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al