Gjyqtarja Ëngjëllushe Tahiri, e cila punon si ndihmësmagjistrate në Njësinë e Shërbimit Ligjor në Gjykatë të Lartë, do të përballet të premten me 16 qershor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i saj i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Brunilda Bekteshi, Etleda Çiftja dhe Lulzim Hamitaj.
Ëngjëllushe Tahiri përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2010 dhe pas një periudhe stazhi në Gjykatën e Tiranës, u emërua në Gjykatën e Rrethit Krujë. Në vitin 2020, Tahiri u komandua në Njësinë e Shërbimit Ligjor në Gjykatën e Lartë, ku vazhdon ta ushtrojë funksionin.
Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë familjare të gjyqtares Ëngjëllushe Tahiri nga viti 2009 deri në fund të vitit 2019.
Në deklarimin për herë të parë në vitin 2009, gjyqtarja Ëngjëllushe Tahiri zotëronte pasuri me vlerë 251 mijë lekë, ndërsa në fund të vitit 2019, pasuria e saj familjare kap vlerën e 3.8 milionë lekëve.
Ajo zotëron familjarisht pasuri të paluajtshme me vlerë 1.5 milionë lekë, likujditete bankare prej 2.1 milionë lekësh si dhe automjet me vlerë 144 mijë lekë.
Të ardhurat për periudhën e deklarimit janë 13.4 milionë lekë, nga të cilat 96% kanë si burim pagën e subjektit dhe 4% mësimdhënien.
Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 11 vite të deklarimit, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.
Deklarata Para Fillimit të Detyrës
Deklarata e pasurisë së vitit 2009
Deklarata e pasurisë së vitit 2010
Deklarata e pasurisë së vitit 2011
Deklarata e pasurisë së vitit 2012
Deklarata e pasurisë së vitit 2013
Deklarata e pasurisë së vitit 2014
Deklarata e pasurisë së vitit 2015
Deklarata e pasurisë së vitit 2016
Deklarata e pasurisë së vitit 2017
Deklarata e pasurisë së vitit 2018
Deklarata e pasurisë së vitit 2019
Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al