June 27

SPAK arreston 20 persona për trafik droge nga Lindja e Mesme

0  comments

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK njoftoi të martën më 27 qershor realizimin e një operacioni antidrogë në bashkëpunim me autoritetet e drejtësisë italiane dhe të koordinuar nga EUROJUST, të kurorëzuar me ndalimin e 20 personave të akuzuar si pjesë të një organizate kriminale që trafikonte lëndë narkotike nga Lindja e Mesme në Shqipëri dhe me destinacion vendet e Bashkimit Evropian, kryesisht në Itali. Ndërkohë, një prej personave nën hetim nuk është gjetur dhe është shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Prokurori i SPAK, Vladimit Mara njoftoi gjatë një konference për shtyp, se hetimi është bazuar në shkëmbimin e të dhënave me seksionin Antimafia në Prokurorinë e Firences në Itali, lidhur me këtë grup të strukturuar kriminal.

“Në kuadër të hetimit të këtij procedimi penal është konstatuar se të dyshuarit e këtij aktiviteti kriminal kanë vepruar në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, duke trafikuar lëndë narkotike nga vendet e Lindjes së Mesme,Turqi, Greqi, si dhe vende të tjera drejt Shqipërisë e më pas me destinacion Italinë dhe vendet e tjera të BE-së”, deklaroi Mara.

Ai shtoi se pas një hetimi dy vjeçar, është bërë i mundur dokumentimi i aktivitetit kriminal për 21 anëtarë të grupit të strukturuar kriminal, të përfshirë në disa raste trafikimi të lëndëve narkotike të llojit kokainë, heroinë, marijuanë, risinë që është siguruar nga vende të Lindjes së Mesme, drejt Shqipërisë dhe nga Shqipëria drejt Maqedonisë së Veriut, Greqisë, Italisë e vendeve të BE-së. Sipas Marës, janë sekuestruar në 8 raste lëndë narkotike që të gjitha së bashku arrijnë një vlerë të përafërt rreth 2.7 milionë euro.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë ka pranuar kërkesën e SPAK për caktimin e masave të sigurimit personal për 21 të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve”; “Grupi i strukturuar kriminal”; “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”; “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”; dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Për korrupsion akuzohet një punonjës i Policisë së Shkodrës.

Gjatë ekzekutimit të masave të sigurisë janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale automjete, pajisje kompjuterike, aparate celular, si dhe vlera monetare.


Tags

antimafia, Dritan Prençi, Eurojust, Greqi, Itali, Lindje e Mesme, Maqedoni e Veriut, Prokuroria e Firences, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Trafik Droge, Vladimir Mara


You may also like

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Forma e kontaktit

Name*
Email*
Message
0 of 350