Qytetarët e Fierit hodhën 19 mijë vota më pak nga sa kishin hedhur në zgjedhjet e vitit 2021 në garën e 14 majit për pushtetin vendor, por ndryshe nga shumë bashki të tjera, Partia Socialiste ruajti atje një rezultat të konsiderueshëm, duke pësuar vetëm një rënie të lehtë në krahasim me zgjedhjet parlamentare. Kandidati i saj Armando Subashi, një ish-gjyqtar dhe deputet i cili u zgjodh kryebashkiak për herë të parë në vitin 2015, fitoi të dielën 35 mijë vota, nga gati 37 mijë që patën fituar bashkërisht Partia Socialiste dhe Partia Socialdemokrate në vitin 2021. Nga ana tjetër, dy kandidatët e opozitës, Edvar Kodheli për koalicionin Bashkë Fitojmë dhe Eriselda Çelaj për Partinë Demokratike zyrtare morën sëbashku më pak se 16 mijë vota, ose gati 15 mijë vota më pak nga sa kishin marrë Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021. Pjesëmarrja në Bashkinë e Fierit ishte vetëm 32%.
Në suksesin e socialistëve në Fier duket se ka luajtur një kontribut jo të vogël edhe Partia Socialdemokrate, e cila mbështet socialistët në parlament në një aleancë informale. PSD, e drejtuar nga politikani i sanksionuar nga amerikanët Tom Doshi, fitoi në Fier 4,670 vota dhe 5 mandate për këshilltarë, në këshillin me 51 vende. Në zgjedhjet e vitit 2021, PSD pati fituar vetëm 307 vota ndërsa me rezultatin e 14 majit në bashkinë Fier dhe në bashkitë e tjera të qarkut me të njëjtin emër, ajo duket e pozicionuar për të fituar së paku një mandat deputeti në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025.
Partia Socialiste fitoi 58% të votave për këshill dhe 33 mandate ndërsa koalicioni Bashkë Fitojmë mori 13% të votave dhe 7 mandate. Partia Demokratike zyrtare mori 8% të votave dhe 4 mandate ndërsa Aleanca Liberale e Djathtë dhe Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet fituan nga një mandat secila. Siç vërehet, Partia Socialdemokrate rezulton forca e tretë në këshillin e bashkisë Fier pas Partisë Socialiste dhe koalicionit Bashkë Fitojmë.
Kjo është lista e anëtarëve të këshillit të Bashkisë Fier për mandatin 2023-2027.
Anëtarët e Këshillit Bashkiak Fier |
||
Anëtari | Subjekti | |
1 | Ilia Naun Fili | Bashkë Fitojmë |
2 | Eralda Zenel Gjino | Bashkë Fitojmë |
3 | Kristian Thimi Kina | Bashkë Fitojmë |
4 | Yllka Nail Sheshi | Bashkë Fitojmë |
5 | Rrapi Rako Gjika | Bashkë Fitojmë |
6 | Reljana Refat Varfi | Bashkë Fitojmë |
7 | Arben Llambri Çuko | Bashkë Fitojmë |
8 | Anisa Llazar Pllaha | Partia Socialiste |
9 | Gëzim Sulo Hajdëraj | Partia Socialiste |
10 | Evis Kostandin Sema | Partia Socialiste |
11 | Roel Xhemal Zoga | Partia Socialiste |
12 | Antoneta Gjysho çunaj | Partia Socialiste |
13 | Armand Servet Caushi | Partia Socialiste |
14 | Fatbardha Isuf Merkaj | Partia Socialiste |
15 | Rudi Thoma Daka | Partia Socialiste |
16 | Morena Besnik Tushe | Partia Socialiste |
17 | Elvi Arben Daka | Partia Socialiste |
18 | Limonera Pandeli Bozha | Partia Socialiste |
19 | Dule Udhëtim Troka | Partia Socialiste |
20 | Edlira Kastriot Dyrmishaj | Partia Socialiste |
21 | Ramadan Divit Mehmetaj | Partia Socialiste |
22 | Diana Gjergji Joti | Partia Socialiste |
23 | Florjant Petrit Lika | Partia Socialiste |
24 | Mirela Veli Levanaj | Partia Socialiste |
25 | Marjus Sotiraq Voja | Partia Socialiste |
26 | Brunilda Kito Hoxha | Partia Socialiste |
27 | Vasil Rapi Toska | Partia Socialiste |
28 | Sonila Ristan Meço | Partia Socialiste |
29 | Melsi Skender Bogdani | Partia Socialiste |
30 | Elida Nasi Dhima | Partia Socialiste |
31 | Algert Enver Braka | Partia Socialiste |
32 | Merjeme Xhelal Ceka | Partia Socialiste |
33 | Agron Llambi Profka | Partia Socialiste |
34 | Valbona Kristaq Rrushi | Partia Socialiste |
35 | Olsi Reshat Kumanaku | Partia Socialiste |
36 | Erlinda Agron Tavanxhiu | Partia Socialiste |
37 | Themion Harilla Mile | Partia Socialiste |
38 | Vjollca Gani Lulaj | Partia Socialiste |
39 | Saimir Latif Kazanxhiu | Partia Socialiste |
40 | Jonida Pandi Ristani | Partia Socialiste |
41 | Gentian Hasan Koçi | Aleanca Liberale e Djathtë |
42 | Arbër Agim Çako | Partia Socialdemokrate |
43 | Arbesa Misir Musabelliu | Partia Socialdemokrate |
44 | Kreshnik Kleanthi Dapi | Partia Socialdemokrate |
45 | Floreta Besnik Gjino | Partia Socialdemokrate |
46 | Erald Hasan Majushi | Partia Socialdemokrate |
47 | Besnik Shaban Brahimaj | Partia Demokratike |
48 | Suzana Kadri Rama | Partia Demokratike |
49 | Endri Veledin Jaupaj | Partia Demokratike |
50 | Shqipe Xheladin Morina | Partia Demokratike |
51 | Ylvi Sulejman Sulejmani | Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet |