Eriselda Sefa e Partisë Socialiste do të drejtojë Lushnjen për një mandat të plotë pasi fitoi zgjedhjet e 14 majit 2023 me 63% të votave. Socialistët fituan mbi 22 mijë vota ndërsa kandidati i koalicionit Bashkë Fitojmë Eduart Sharka mori 13 mijë vota. Në krahasim me zgjedhjet e vitit 2021, socialistët duket se kanë humbur rreth 3 mijë vota ndërsa partitë e opozitës kanë humbur gati 7 mijë vota.
Në zgjedhjet për këshilltarë, Partia Socialiste mori 24 nga 41 vendet, pasuar nga Bashkë Fitojmë me 7 vende dhe Partia Demokratike zyrtare me 4 vende. Partia Socialdemokrate mori dy mandate ndërsa edhe katër parti të vogla morën nga një mandat secila.
Kjo është lista e anëtarëve të Këshillit të Bashkisë Lushnjë 2023-2027.