June 13

KPA rishikon vendimin e KPK-së për ish-prokurorin Besnik Cengu

0  comments

Kolegji i Posaçëm i Apelimit shpallit të martën vendimin mbi ankimin e Komisioneres Publike, Irena Nino, mbi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimi për subjektin e rivlerësimit, Besnik Cengu.

Procesi i vetingut kundër Cengut u ndërpre pa vendimin në mars 2023 nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK, pas daljes në pension të parakohshëm të subjektit të rivlerësimit dhe humbjes nga ana e tij të statusit të magjistratit.

KPA vendosi pranimin e ankimit të Komisionerit Publik, duke i shtuar vendimit të KPK-së për pezullimin e vetingut ndaj subjektit edhe ndalimin e përfshirjes së tij për një periudhë 15-vjeçare në institucionet e drejtësisë.

“Përsa kohe keni kërkuar të dilni në pension të parakohshëm, keni shprehur vullnetin për ndërprerjen e procesit të ventingut, me pasojë ligjore ndalimin sipas pikës 2, të nenit b të aneksit të Kushtetutës, për tu emëruar gjyqtar ose prokuror i çdo niveli,” u shpreh gjatë lenximit të vendimit kryetarja e trupit gjykues, Albana Shtylla.

Ankimi ndaj Cengut në KPA po dëgjohet nga një trupë që përveç Albana Shtyllës, përfshin gjyqtaren Natasha Mulaj si relatore, si dhe gjyqtarët Sokol ÇomoIna Rama dhe Rezarta Schuetz si anëtarë.

Besnik Cengu e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë si oficer i policisë gjyqësore. Ai punoi prej vitit 2005 deri në nëntor të vitit 2012 si prokuror i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.


Tags

Albana Shtylla, Besnik Cengu, Ina Rama, Irena Nino, Kolegji i Posaçëm i Apelimit, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK, Natasha Mulaj, Prokuoria e Rrethit Tiranë, prokuror, Sokol Çomo


You may also like

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Forma e kontaktit

Name*
Email*
Message
0 of 350