June 9

KPA lë në fuqi shkarkimin e ish-gjyqtarit Artur Gaxha

0  comments

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli mbrëmjen e të enjtes me 8 qershor, vendimin për lënien në fuqi të shkarkimit nga detyra të ish-gjyqtarit të Apelit Tiranë, Artur Gaxha. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupa e KPA e kryesuar nga Albana Shtylla, me relatore Rezarta Schuetz dhe anëtare Ina Rama, Mimoza Tasi e Sokol Çomo, pas shqyrtimit në dhomë këshillimi të ankimit të ish-gjyqtarit Gaxha.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e shkarkoi Gaxhan më 10 shtator 2020 pas konstatimit të mungesave financiare në vlera të mëdha për të justifikuar krijimin e pasurive apo kryerjen e shpenzimeve ndër vite. Nddërkohë, ai u vlerësua pozitivisht për figurën dhe profesionalizmin.

Artur Gaxha e filloi karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1995. Ai punoi për më shumë se një dekadë në Gjykatën e Tiranës, ndërsa në vitin 2016 u emërua gjyqtar i Gjykatës së Apelit Tiranë, funksion që e ushtroi deri në shkarkimin nga detyra.


Tags

Albana Shtylla, Artur Gaxha, Gjykata e Apelit Tiranë, gjyqtar, Ina Rama, Kolegji i Posaçëm i Apelimit, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, Mimoza Tasi, Rezarta  Schuetz, Sokol Çomo, Tiranë


You may also like

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Forma e kontaktit

Name*
Email*
Message
0 of 350