July 20

Një thirrje zgjimi për emigracionin

0  comments

Për rreth një javë në fund të qershorit, të gjitha mediat perëndimore ishin të fokusuara te fati i Titanit, një nëndetëse e vogël që po transportonte disa miliarderë dhe të tjerë te Titaniku i fundosur dhe që më vonë u zbulua se kishte shpërthyer disa orë pas fillimit të zbritjes drejt fundit të detit. Ndërkohë, një varkë me rreth 750 refugjatë ekonomikë u përmbys në brigjet greke, duke lënë të vdekur qindra njerëz të cilët kishin hipur në Libi pasi kishin bërë udhëtime të rrezikshme nga vende si Afganistani, Pakistani dhe Siria. Pakistani shpalli një ditë zie kombëtare për qytetarët e saj të humbur në det. Por Perëndimi nuk i kushtoi shumë vëmendje.

Sigurisht, është e padrejtë të fajësohet shtypi për përgjigjen ndaj kërkesave të audiencës së tij. Mbulimi relativisht i pakët i tragjedisë së emigrantëve është simptomatik i një tendence më të madhe për të shpërfillur gjendjen e vështirë të atyre që kanë lindur në pjesë më pak të privilegjuara të botës. Humori ka ndryshuar që nga kriza e refugjatëve të vitit 2015, kur fotot rrëqethëse të një djali emigrant që e kishte nxjerrë deti në bregdetin turk shkaktuan zemërim dhe një përgjigje të fuqishme nga politikëbërësit në vendet e pasura. Në vitet që kanë kaluar, publiku perëndimor është indinjuar nga imazhe të tilla, më shpesh duke reflektuar ose duke u fokusuar në prioritete të tjera.

Një cinik mund të thotë se mbulimi intensiv i krizës së refugjatëve të vitit 2015 ishte i motivuar më pak nga idealizmi sesa nga shqetësimet pragmatike se Evropa po pushtohej nga miliona njerëz që i largoheshin dhunës. Por edhe sikur të ishte kështu, të njëjtat shqetësime diktojnë që ekonomitë e zhvilluara t’i kushtojnë më shumë vëmendje problemeve të botës në zhvillim sot.

Shumica e qeverive në mbarë botën e kanë pranuar se nuk mund t’i shpërfillin më ndryshimet klimatike dhe dëmtimet e tjera mjedisore. Por shpërfillja e hendekut të madh në standardet e jetesës midis Veriut dhe Jugut Global është bërë në mënyrë të ngjashme e paqëndrueshme. Për shkak të përparimeve në teknologjinë e komunikimit dhe qasjes në mediat sociale, të varfrit sot janë shumë të vetëdijshëm për dallimet e mëdha midis jetës së tyre dhe atyre të njerëzve që jetojnë në vendet e pasura. Për sa kohë që këto dallime mbeten, ata do të vazhdojnë të shkojnë drejt veriut në kërkim të një të ardhmeje më të mirë. Asnjë kufi, asnjë mur dhe asnjë det nuk do t’i mbajë ata atje ku janë. Kriza e vazhdueshme e emigracionit në kufirin jugor të Shteteve të Bashkuara dhe drama e vazhdueshme në detet rreth Greqisë dhe Italisë e kanë bërë të qartë këtë.

Por kërkimi për një jetë më të mirë është vetëm ana e ofertës së ekuacionit. Nga ana e kërkesës, mungesat e tregut të punës kanë krijuar një nxitje të fortë për t’i sjellë njerëzit në ekonomitë e përparuara për të bërë punën që vendasit nuk e bëjnë më. Në mungesë të politikave të mirëmenduara të emigracionit që mund të plotësojnë këtë nevojë, këtë boshllëk e kanë mbushur kontrabadistët.

Mungesa e tregut të punës në ekonomitë e zhvilluara nuk është një fenomen i përkohshëm ose afatshkurtër. Në SHBA, një studim i fundit i Institutit Brookings dokumenton një mungesë prej 2.4 milionë punëtorësh që nga dhjetori 2022. Shumica e kësaj rënie do të kishte ndodhur pa pandeminë, për shkak të ndryshimeve në moshën dhe arsimimin e popullsisë. Por pati gjithashtu një rënie në orët mesatare javore të punës, duke prodhuar një mungesë shtesë të ofertës së punës, ekuivalente me 2.4 milionë njerëz të tjerë.

Ky reduktim i orëve të punës nuk mund t’i atribuohet vetëm COVID-19 ose frikës nga COVID-19. Ndërsa shkaqet e tij nuk janë kuptuar ende plotësisht, një rivlerësim i ekuilibrit punë-jetë duket një hipotezë e besueshme. Gjithsesi, përfundimi është se mungesat e fuqisë punëtore të përjetuara si pasojë e pandemisë ka të ngjarë të vazhdojnë, si në SHBA ashtu edhe në Evropë, ku lindshmëria e ulët dhe popullsia në plakje paraqesin sfida të ngjashme demografike.

Ndërsa përparimet në automatizim, robotikë dhe inteligjencë artificiale mund të zbusin disa sfida të ofertës së punës, jo çdo punë mund të zëvendësohet nga një robot ose një shërbim i krijuar nga kompjuteri. Shumë nga punët që mbeten të kërkuara janë në sektorë si ndërtimi, mirëmbajtja e shtëpisë, kujdesi shëndetësor dhe mikpritja, ku puna zakonisht nuk është e këndshme apo joshëse. Nëse amerikanët dhe evropianët nuk janë të gatshëm t’i marrin këto pozicione, ka kuptim që ato t’u ofrohen emigrantëve të motivuar dhe punëtorë. Këtu nuk bëhet fjalë për ofrimin e ndihmës humanitare; është thjesht një politikë e shëndoshë ekonomike, veçanërisht në një kohë kur rritjet e përsëritura të normave të interesit nga bankat qendrore nuk kanë zgjidhur ende një nga kontribuuesit kryesorë të inflacionit: tregjet e shtrënguara të punës.

Një politikë e mirë-projektuar emigracioni që lejon hyrjen e kontrolluar të punëtorëve të doisponueshëm dhe që ndihmon integrimin e tyre në vendet pritëse, do të shërbente drejt lehtësimit të ngushtësisë së tregut të punës dhe parandalimit të tragjedive humanitare të shkaktuara nga shfrytëzimi i paturpshëm i emigrantëve dhe refugjatëve nga kontrabandistët. Por politikëbërësit do të duhet të shikojnë përtej ciklit të ardhshëm zgjedhor dhe të ngrihen mbi interesat politike partiake.

Në të njëjtën kohë, nuk është as e mundur dhe as e dëshirueshme që të zhvendoset e gjithë popullsia e vendeve me të ardhura të ulëta në Amerikë dhe Evropë, ndaj është e domosdoshme të refuzohet nacionalizmi ekonomik dritëshkurtër. Ekonomitë e përparuara duhet të bëjnë më shumë për të adresuar çekuilibrat e mëdhenj që ekzistojnë ende në të gjithë ekonominë botërore. Reduktimi i pabarazisë globale është thelbësor për një të ardhme të qëndrueshme.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2016. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. An Immigration Wake-Up Call


Tags

emigrantë të paligjshëm, Krize emigracioni, Refugjate, Trafikimi i emigrantëve


You may also like

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Forma e kontaktit

Name*
Email*
Message
0 of 350