Prokurorja Elena Pelushi (Bakallbashi) e Prokurorisë së Durrësit do të përballet të mërkurën më 14 qershor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i saj i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Valbona Sanxhaktari, Firdes Shuli dhe Olsi Komici.
Elena Pelushi ka përfunduar në vitin 2002 Shkollën e Magjistraturës dhe ka punuar për gati dy dekada si prokurore e Prokurorisë së Durrësit. Në shkurt të vitit 2021, Pelushi u komandua pranë zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, ku punon si inspektore magjistrate.
Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë familjare të prokurores Elena Pelushi nga viti 2003 deri në fund të vitit 2019. [Kliko për skedën në PDF]
Në deklarimin për herë të parë në vitin 2003, prokurorja Elena Pelushi zotëronte pasuri me vlerë rreth 6 mijë lekë, ndërsa në fund të vitit 2019, pasuria e saj familjare kap vlerën e 2.3 milionë lekëve.
Pelushi zotëron familjarisht likujditete bankare me vlerë 1.4 milionë lekë, kursime në cash prej 435 mijë lekësh, automjet me vlerë 429 mijë lekë si dhe pasuri të paluajtshme të deklaruar në vlerën e 24 mijë lekëve.
Të ardhurat familjare për periudhën e deklarimit janë 26.8 milionë lekë, nga të cilat 73% kanë si burim pagën e subjektit, 17% pagat e familjarëve dhe 9.6% nga shitja e pasurisë së patundshme.
Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 16 vite të deklarimit, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.
Deklarata e pasurisë së vitit 2003
Deklarata e pasurisë së vitit 2004
Deklarata e pasurisë së vitit 2005
Deklarata e pasurisë së vitit 2006
Deklarata e pasurisë së vitit 2007
Deklarata e pasurisë së vitit 2008
Deklarata e pasurisë së vitit 2009
Deklarata e pasurisë së vitit 2010
Deklarata e pasurisë së vitit 2011
Deklarata e pasurisë së vitit 2012
Deklarata e pasurisë së vitit 2013
Deklarata e pasurisë së vitit 2014
Deklarata e pasurisë së vitit 2015
Deklarata e pasurisë së vitit 2016
Deklarata e pasurisë së vitit 2017
Deklarata e pasurisë së vitit 2018
Deklarata e pasurisë së vitit 2019
Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al